Mahmut Ferati është ndër ata këngëtarë që ka krijuar një karrierë të suksesshme për kaq vite sa është prezent në skenën muzikore.

Duke qenë emër mjaft i kërkuar në koncerte të ndryshme, ahengje familjare, Mahmut Ferati është aktiv edhe në rrjete sociale ku mban të informuar ndjekësit e tij për projekte rreth muzikës apo datat e performancave të tij.

Mirëpo, krahas kësaj, këngëtari gjithmonë gjenë kohë edhe për familjen e tij.

Së fundmi ai ka publikuar një fotografi me bashkëshorten e tij, ku të veshur elegantë, çifti po shkëlqejnë.Ndryshe, Mahmut Ferati ka vite që është martuar dhe ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

MUND TË JU PËLQEJNË