Nuk e l’shojmë vendlindjen” është titulli i këngës së re të Mahmut Feratit, të cilën e ka shoqëruar edhe me video muzikore.

Këngëtari i njohur i muzikës popullore i këndon vendlindjes dhe kurbetit në këtë realizim me tekst të Abaz Selmanit.

Për muzikën është kujdesur vet këngëtari, ndërsa orkestrimin e ka bërë Ethnomusic.

Produksioni RedMediaKS është angazhuar për xhirimin e anës vizuale të këtij projekti që pritet të pëlqehet nga fansat e Feratit.

Arsim Berisha është kujdesur për pjesën e violinës, derisa producent është Burim Krasniqi.

 

MUND TË JU PËLQEJNË