Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka mbajtur një koncert në Londër dhe hapi turneun e saj të ardhshëm, ndërsa menjëherë i nderoi fansat me një informacion për jetën private.

“Çfarë e quani një burrë me një organ të vogël? Përgjigja është: ‘Unë nuk e di’. Kurrë nuk kam qenë me një njeri që ka një organ të vogël. Madhësia ka rëndësi, mos pretendoni se nuk është ashtu”, ka thënë Madonna para publikut.

Pastaj, Madonna mori një birrë nga një fans nga audienca dhe vazhdoi: “Ja, sapo kemi ndarë sëmundje të transmetueshme”.

Këngëtarja njihet për deklaratat dhe veprimet e saj të diskutueshme dhe duket se nuk do të heqë dorë prej tyre për pjesën tjetër të karrierës.

MUND TË JU PËLQEJNË