Pas një beteje të gjatë për letrën e fundit të Tupac Shakurit, më në fund është në treg për një shumë minimale prej 300 mijë $. Një letër të cilën Tupac e ka shkruar për të dashurën e tij në atë kohë, Madonnën, nga burgu, të cilën ekspertët e kanë vlerësuar me një çmim minimal prej 300 mijë $.

Një ankand, i cili do të mbahet në datën 17 korrik, të ardhura do të shkojnë për bamirësi për “breastcancer.org”.

Letra e ndarjes nga ylli i rapit, daton në janar të vitit 1995, ku Tupacu i ka dhënë fund lidhjes, sepse kishte frikë se të dilte me një femër me ngjyrë të bardhë do të shkatërronte karrierën e tij. Edhe pse ka pasur një interesim të madh për këtë letër, Madonna deri më tani nuk ka pranuar që ta shesë./ZERI

MUND TË JU PËLQEJNË