Madonna tashmë po planifikon një të ardhme me të dashurin e saj të ri Ahlamalik Williams i cili është 36-vjeç më i ri, thonë prindërit e tij.

Laurie dhe Drue Williams u hapën për lidhjen e djalit të tyre me këngëtaren 61-vjeçaren në një intervistë për gazetën Daily Mirror të Britanisë, dhe insistuan që autorja e hitit ‘Material Girl’ është në lidhje serioze me balerinin 25-vjeçar.

“Madonna vazhdon të kujdeset për djalin tonë. Ajo tha se ai është inteligjent dhe shumë i talentuar,” tha Drue. “Ajo na tha që është shumë e dashuruar dhe se ne nuk kishim asgjë për t’u shqetësuar pasi ajo do të kujdesej për të.”

Babai i valltarit gjithashtu insistoi që ai nuk shqetësohet për diferencën e moshës ndërmjet të birit të tij dhe këngëtares së zhanrit të muzikës pop.

“Unë mendoj se ata po takohen që një vit dhe ishin seriozë në fillimin e turneut të fundit, Madame X”, tha Drue.

Ahlamalik me sa duket e prezantoi të dashurën e tij me prindërit e tij në shtator, dhe ata zbuluan se ai kishte takuar tashmë gjashtë fëmijët e yllit të ‘Ray of Light’ në disa raste.

Fundjavën e kaluar, çifti u vërejt duke pushuar në pushime në Majami, Florida, pasi këngëtarja po bën pushim nga turneu i saj global Madame X, i cili debuton në Evropë muajin tjetër.

MUND TË JU PËLQEJNË