Javën e kaluar Madonna befasoi kur u ngjit në pozitën e parë me albumin e saj të 9-të, duke mposhtur legjendën e rokut Bruce Springsteen në krye të “Billboard 200”.Ajo ka hyrë disa herë në histori, por tani, vetëm 1 javë pas daljes së albumit “Madame X” këngëtarja hyri në histori dhe jo në mënyrën që shpresonte.

“Madame X” ra nga vendi i parë në vendin e 77-të të “Billboard 200”, një rënie masive në historinë e muzikës.

Nuk është e pazakontë që albumet vijnë fuqishëm në tregun muzikor javën e parë dhe më pas zbresin shpejt në renditje.

Por rënia e Madonnas ishte një nga më të mëdhatë e të të gjitha kohërave. Rënia me 76 pozicione është rënia e katërt më e shpejtë në histori dhe më e madhe për vitin 2019. Rekordin e mban albumin i Bon Jovit “This House Is Not for Sale”, që ra nga vendi i parë në vendin e 169 në “Billboard 200”./ZERI

MUND TË JU PËLQEJNË