Luljeta Pergjeqaj është ndër gratë më të famshme të estradës që një mori fansash të bashkëshortit të saj kanë për çfarë ta duan dhe ta njohin.

Atë që nga fillimi e kanë pranuar duke krijuar përshtypje nga më pozitivet për të, kjo për shkak se është gruaja e këngëtarit më të popullarizuar brenda dhe jashtë vendit, Medës, shkruan Kosovarja.

Sa herë e shohim ajo vihet re nga të gjithë, sepse tani është bërë figurë shumë e njohur dhe për të ka gjithmonë çfarë të shkruhet dhe të përflitet.

Ndonëse shquhet për stilin, elegancën dhe bukurinë e pakrahasuar, ajo tani po përmendet edhe për diçka shum interesante e që padyshim po i shkon për shtati jashtëkonisht shumë.

Është fjala për modelizmin e cila prej kur u bë pjesë e pistave të sfilatës në njërin nga televizionet tona, më nuk iu nda pozave e rrotullimeve për çka edhe po i ka hije dhe po i lë shumë modele në hije.

Pasi ia ka nisur kështu atëherë na iu sjellim edhe një tjetër paraqitje të tillë, ku Lulja na prezantoi edhe njëherë me linjat pefekte të saj dhe me lëvizjet e saj mahnitëse.

Shikojeni edhe ju dhe kuptojeni se çfarë do të thotë të jesh një modele sikur Lulja. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË