Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca e cila tash e një kohë është pjesë edhe e skenës muzikore, ka folur rreth jetës së saj, se si është rritur pa babain.

Ajo tregon se si i ka arritur të gjitha këto në një shtëpi vetëm me vajza. Mirëpo, bukuroshja ka një mesazh për të gjitha vajzat të cilat në jetën e tyre mungon figura atërore.

“Unë jam rritur në një familje vetëm me vajza. Gjithçka që është arritur është bërë me forcën e femrës, me heroinën me mamin. Unë mendoj që femra dhe zëri i femrës është më i fuqishmi që ka bota pra, është qenia më e fuqishme që ka bota. Nëse ka një synim femra ia del. Nëse femrat bëhen bashkë e mbështesin njëra-tjetrën, nuk ka gjë që I mposht dhe nuk ka gjë që nuk mund ta realizojnë”, tha Luana Vjollca.

“Mesazhi im është që bëhuni të forta dhe diljani vetë se mundeni” shtoi moderatorja shqiptare.

Ndryshe, “Ti Amo” është projekti i fundit muzikor nga Luana Vjollca. Kënga është publikuar më 2 shtator dhe deri tani numëron mbi 1 milion klikime.

 

MUND TË JU PËLQEJNË