Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi dhe partneri i saj, reperi i njohur Mozzik kanë arritur në Prishtinë.

Ata janë filmuar në Aeroportin “Adem Jashari”, mirëpo Loredana nuk ka folur lidhur me rastin që bëri bujë të madhe në media, dyshimi se ajo, ka mashtruar një çift zvicëran duke e dëmtuar materialisht.

Loredana dyshohet për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, për 200,000 franga, që në total kapin shifrën prej 900.000 franga.

Mozzik ka thënë se lidhur me këtë çështje do të merren avokatët.

Pas bujës që bëri në media, dyshimi se reperja, Loredana Zefi kishte mashtruar një çift zvicëran duke e dëmtuar materialisht, agjencia zvicerane e lajmeve “20 minuten”, ka shkruar se ky nuk është rasti i vetëm për të cilën dyshohet Loredana./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË