Ndonëse po i afrohet të 90-tave, aktorja Leze Qena është shumë në formë. Duket sikur ajo nuk do të plaket asnjëherë, shkruan “Kosovarja”.

E dashur, e qeshur, e shoqërueshme. Kjo është Lezja që e njohin të gjithë nga një listë e gjatë rolesh që ka luajtur ndër vite.

Aktorja, ende është e pranishme në projekte të ndryshme. Po, kujt i ka ngjarë ajo? Deri tani e ka mbajtur si sekret, e tani e rrëfen.

“Më duket se energjinë e kam trashëguar nga babai, se ai ka qenë shumë energjik, punëtor, shumë i shpejtë dhe i papritueshëm. Unë i kam trashëguar tiparet më të mira të tij dhe jam shumë e lumtur për këtë”, thotë Lezja, transmeton “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË