Leonora Jakupi i ka rezistuar kohës si në pamje ashtu edhe në muzikë.

Është këngëtare e suksesshme, femër e bukur dhe mjaftë e zonja dhe e mençur, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja drenicase ka tërhequr gjithmonë publikun pas vete me projektet e saj, modestinë dhe sharmin që reflekton.

Leonora i këndon atdheut e luftës, dashurisë e vuajtjes dhe gjithmonë pritet mirë e arrinë sukses.

Ndonëse me gjitha këto cilësi të mira, kur jemi te jeta private, Leonora ka preferuar që të mbetet beqare.

Ajo për gjithë këto vite nuk ka bërë publike ndonjë lidhje të mundshme të dashurisë e martesës.

Megjithatë ajo është e rrethuar me dashuri, janë familja, publiku dhe një kategori e veçantë e shoqërisë.

Ajo së fundi ka publikuar një fotografi të realizuar për nderë të ditës së Pavarësisë, ku shihet e rrethuar me fëmijë.

Duket tejet e lumtur, teksa shprehet se fëmijët e mbushin me dashur. “Ju me mbushni zemren dashuri! E ardhmja e Kosoves!”/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË