Ndërkohë që shumë nga fytyrat publike nuk ‘lodhen’ çka ndodhë në vend, problemet me të cilat vazhdimisht përballen qytetarët, për disa të tjerë janë shqetësuese.

Kështu edhe vijnë reagime drejtuar organeve kompetente për çështjen e caktuar. Është këngëtarja Leonora Jakupi ka bërë një kërkesë për banorët e Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka ftuar të gjithë që të ngrejnë zërin e tyre kundër ndërtimit të hidrocentralit në Brezovicë.

Leonora përmes një storie në Instagram ka postuar fotografinë e një pjese të Brezovicës, ndërsa apelon që të mos shkatërrohet vendi i bukur për interesa personale, individuale dhe biznesore.

“Parku nacional Brezovica pa ujë??? Apeloj tek të gjithë qytetarët për mbrojtjen e ambientit. Mos të lejojmë që për interesa personale, individuale dhe biznesore të demtohet natyra jonë e bukur! Kundër hidrocentralit, në mbrojtje të natyrës”, ka shkruar ajo në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË