Leonora Jakupi është këngëtarja shumë e dashur për publikun mbarë shqiptarë, shkruan “Kosovarja”.

Ajo pritet jashtëzakonisht mirë në secilin vend që prezantohet, por aty ku përveç që dëgjohet respektohet e çmohet shumë është vendlindja e saj Drenica.

Në Drenicë Leonora ka një vend të veçantë që nuk mund ta zëvendësoj askush.

Këtë dashuri ajo e ka fituar falë punës dhe angzhimit të madh duke i kushtuar shumë këngë vendlindjes së saj, sakrificave nëpër të cilat kanë kaluar qytetarët në mbrojtje dhe për lirinë e vendit.

Ndonëse nuk jeton atje, këngëtarja shpesh viziton Drenicën, konkretisht Sekenderajn nga ku ndanë imazhe të ndryshme për publikut.

Edhe sot ajo ka ndarë një fotografi ku shfaqet me disa fëmijë, të cilët duken të lumtur pranë saj, e që tregon se ndodhet në Drenicë.

Këta fëmijë që me gjasë janë familjarë të saj, këngëtarja i mbledhi për të realizuar një fotografi të bukur.

E kush nuk ndihet mirë në prani të një femre si kjo?!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË