Kënga e parë e saj ishte “Dallëndyshe dhe bukuroshe”.

Por, ajo që i dha famën e madhe dhe të vërtet, ishte “A vritet pafajsia”.

Leonora ia dedikoj këtë këngë babait të saj që ishte pjesëtar i UÇK dhe vdiq gjatë luftës.  Kënga është kënduar me shumë dhimbje dhe kjo vërehet në çdo moment të interpretimit.

Këngëtarja Leonora Jakupi ka marrë pjesë gjatë gjithë karrieres së saj muzikore në tubime përkujtimore, në aktivitete ku është nderuar lufta e “UÇK”-së dhe gjaku i të rënëve për lirinë e Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja e afirmuar ka marr pjesë disa herë në koncerte bamirëse, e gjithashtu edhe në koncertin për grumbullimin e mjeteve financiare për lirimin e Fatmir Limaj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË