Dikur një moderatore mjaft e zëshme dhe e pëlqyer, por që pas pushimit të lehonisë Elita tanimë është edhe femra më e ndjekur në instagram.

Ani pse iu largua ekranit televiziv, kamerave nuk mundi t’iu largohej. Siç duket është e lindur për të qenë më shumë fotomodele, e këtë po e dëshmojnë edhe imazhet që poston dita-ditës, shkruan “Kosovarja”.

Pas lindjes nuk iu desh shumë dhe i riktheu linjat trupore sikurse i kishe që në fillim,athëherë kur e njihte publiku si moderatoren më të bukur.

E tillë po vazhdon të jetë edhe tani, një bukuroshe e përmbushur në çdo aspekt.

Tek sa pozon së fundmi e veshur me një fustan të kuq, që po e bën të duket shumë bombastike, Elita mori vëmendje me pozën e saj mbi tavolinë, gjë të cilën se kishte bërë më parë.

Eh, po ka ardhë koha për shumë surpriza nga ana e saj, me siguri nuk do ndalet vetëm me kaq./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË