Ndonëse publiku e njeh vetëm si reja e këngëtares Shyhrete Behluli, ajo përtej kësaj është një femër e kultivuar mirë edhe në aspektin artistik, shkruan “Kosovarja”.

A e keni ditur që Learta Jakupi është soprano? Po, ajo ka studiuar për muzikë operistike në Tiranë dhe ajo është gati për koncertin e dytë solistik.

Siç kuptojmë, Learta do ta mbajë koncertin e dytë solistik me 27 të këtij muaji. Ajo, thotë se ky koncert paraqet një emocion të veçantë për të, shkruan “Kosovarja”.

Learta do të shoqërohet në piano nga Ana Kaçinari./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË