Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë ditës së nesërme në vendin tonë.

Sipas njoftimit, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18 gradë.

Ky është njoftimi i IHMK-së dhe tabela me temperaturat në qytetet e Kosovës:

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte do të mbaj mot kryesisht i ngjashëm, por në pjesën perëndimore, jugore dhe jugperëndimore priten riga të dobëta shiu. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, por ato do të mbesin me të njëjta amplituda me ditët e fundit. Duke i marr parasysh këto luhatje të masave ajrore dhe gjendjes së përgjithshme meteorologjike vlerat e cilësisë së ajrit do të jenë në kufijtë e shëndetshëm. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Java e ardhshme parashihet të ketë reshje më të theksuara të shiut dhe ulje të temperaturave.

MUND TË JU PËLQEJNË