Prej kohësh tashmë Fero dhe Arbenita Ismajli janë në një lidhje dashurie.

Fillimisht ata u munduan ta mbajnë të fshehur romancën e tyre, por më pas dolën hapur për të treguar se sa shumë e duan njëri-tjetrin.

Çifti publikojnë shpesh foto e video në rrjetet sociale me të cilat na tregojnë se janë të dashuruar kokë e këmbë, por edhe pse jetojnë larg njëri-tjetrit ata gjejnë kohë për t’u takuar e për të kaluar goxha kohë cilësore.

Mirëpo siç duket fansat e Feros e kanë bezdisur modelen seksi duke i dërguar shumë mesazhe. Ajo ka publikuar në Instastoryn e saj një foto të njërës prej ndjekëseve të Feros dhe krahas fotos ka shkruar:

“Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim.”

Në një tjetër postim, Arbenita e ka kërcënuar publikisht vajzën në fjalë, duke e paralajmëruar të mos merret me të.

“Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”- shkruan Arbenita teksa shkel syrin.

MUND TË JU PËLQEJNË