Përbërësit:

– 240g miell

– 1 lugë gjelle pluhur kafeje

– 2 lugë gjelle sheqer

– 1 lugë çaji pluhur për gatim

– 30g gjalpë

– 1 gotë qumësht

– 1 vezë

– Kripë

Përgatitja:

– Në një enë të thellë përzieni miellin, pluhurin e kafesë, sheqerin, pluhurin për gatim dhe pak kripë. Përzieni për pak minuta

– Shkrijeni gjalpin në një enë tjetër

– Gjalpin e shkrirë dhe qumështin shtojeni në enën e parë, pastaj shtojeni edhe vezën në të njëjtën enë

– Përzieni mirë me mikser. Brumi nuk duhet të jetë shumë i lëngshëm

– Një lugë gjelle të brumit e qitni në tenxhere të nxehtë. Kur shihni flluska të vogla që shfaqen në palapetë, rrotullojeni atë

– Palapetën lëreni në tenxhere derisa ana e dytë të merr ngjyrë të kaftë të artë.

MUND TË JU PËLQEJNË