Capital T i ka habitur të gjithë fansat e tij dhe veçanërisht femrat me një foto nga Parisi.

Këngëtari shfaqet me shpinë duke përqafuar një femër ndërsa përballë ka kullën Eifel.

Nga mënyra e përqafimit mund të themi se këngëtari është me të dashurën, kjo për faktin se në dorën që e mban prapa fsheh një trëndafil të kuq që duket se do t’ja dhurojë vajzës që ka në krah.

Këngëtari nuk është shprehur asnjë herë për jetën e tij private dhe prandaj kjo foto ka shkaktuar habi tek fansat dhe sidomos femrat e shumta që e adhurojnë këngëtarin.

Përveç fotos Capital T, nuk ka deklaruar asnjë gjë tjetër dhe kjo i ka futur edhe më shumë në dyshime fansat e tij, të cilët kanë dhënë ide nga më të ndryshme mbi vajzën që ai po përqafon në foto.

Megjithatë pavarësisht fotos duket se shumë pak e besojnë që ai mund të jetë me të dashurën, disa janë të mendimit se ajo është ndonjë kushërirë e madje disa shkojnë deri aty sa thonë se mund të jetë e ëma.

MUND TË JU PËLQEJNË