Shqiptarët kudo që janë në botë, po kontribuojnë në forma të ndryshme për banorët në Shqipëri.

Përveç gjërave ushqimore dhe veshmbathjeve, diçka shumë e nevojshme për banorët janë edhe barnat.

Reperi Capital T, me anë të një fotografie ka njoftuar se bashkatdhetarët kanë nisur disa pako me barna nga Gjermania.

Në ato pako, shihet se janë selektuar barnat që do të dërgohen direkt në spital dhe ato që do u shpërndahen banorëve kudo që janë vendosur.

“Barnat u nisen nga Gjermania. Zoti ju rujt”, ka shkruar reperi.

MUND TË JU PËLQEJNË