Një detaj mori gjithë vëmendjen në fotografinë e fundit të reperit Capital T.

Meqenëse virusi COVID 19 është përhapur kudo në botë, qytetarët po marrin masat paraprake mbrojtëse.

Artistët janë një komunitet që janë vazhdimisht në lëvizje, andaj janë të rrezikuar nga infektimi me këtë virus.

Por, edhe ata kanë ndier frikën dhe tashmë i shohim pothuajse kudo me maska në vende publike.

Reperi Capital T ka postuar së fundi një fotografi, në të cilën u shfaq me maskë në fytyrë.

“A po tutni?”, është mbishkrimi që ia la fotos reperi, teksa e shoqëroi edhe me një emoji duke qeshur.

Një detaj që të bie në sy në këtë fotografi, është fakti se reperi tek lokacioni e kishte etiketuar Wuhanin, vendin nga ku edhe u përhap ky virus.

Por, e gjithë kjo duhet të jetë vetëm në suaza të shakasë.

MUND TË JU PËLQEJNË