Ajo foli për karrierën e saj muzikore dhe jetën personale Këngëtarja e mirënjohur, Altuna Sejdiu – Tuna ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, në TV Klan.

Tuna foli për karrierën e saj muzikore, jetën e saj personale e me theks të veçantë u ndal edhe te mëmësia, pika më e fortë e Tunës. Ajo foli për lidhshmërinë që ka me vendin e Shqipërisë, që e cilëson si vendin që i ka ofruar ndikimin më të madh sa i përket karrierës së saj muzikore. Ndër tjerash, duke folur për vendlindjen e saj ajo emocionohet dhe fillon të qaj. “Nuk do të fusim përçarje, se ne shqiptarët jemi e zeza vetës.

Dhe unë nuk du me fut përçarje se unë jam shqiptare e Maqedonisë, nuk jam maqedonase se shumë herë e kam kontekstu këtë nëpër intervista. Unë jam shqiptare e Maqedonisë që vi nga Maqedonia, jam e shpërngulur në Kosovë, jetoj dhe veproj aty. Ndërkaq, shumicën e projekteve dhe karrierën artistike e veproj në Shqipëri.

Dhe unë e du vendlindjen time më shumë se gjithçka në këtë botë”, tha Tuna. Ndryshe projekti i fundit i saj është “Maria”, që e solli në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Seven Saraçi./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË