Kur qeni është i ftohur, simptomat janë pak a shumë ato që ndjejmë edhe në kkollë, kullim i hundës, teshtima dhe lotim sysh.

Zakonisht bëhet fjalë për një shqetësim që zgjat pak ditë, por për të ndihmuar mikun tonë me katër putra që të shërohet, mund të ndjekim disa këshilla të vogla.

Është e rëndësishme të tregoni kujdes për simptomat që lidhen me frymëmarrjen, meqenëse nuhatja është një nga shqisat më të zhvilluara të qenit.

E dimë shumë mirë që, për qenin nuhatja është një mënyrë për të kërkuar erën dhe informacionet. Aparati i frymëmarrjes, bashkë më atë të tretjes përbëjnë një mjet kalimi midis ambientit të jashtëm dhe organizmit.

Gjithçka që arrin tek hunda kalon më pas në faring, pastaj në laring, trake, bronke, për të përfunduar udhëtimin e tij në mushkëri ku ndodh shkëmbimi i oksigjenit.

MUND TË JU PËLQEJNË