Puthja e parë që Roza Lati i dha Feros bëri bujë mediatike.

Moderatorja shqiptare, Roza Lati dhe reperi Fero janë puthur sërish në emision, mirëpo duke mos e harruar puthjen e parë që i dhanë njëri-tjetrit.

‘’Puthja e dytë’’ kishte shkruar Fero pranë postimit duke ia kujtuar publikut se ekzistonte edhe e para.

Si para ashtu edhe pas emisionit dyshja kanë qëndruar bashkë miqësisht dhe Roza e ka çuar Feron në një studio në Tiranë aty ku Fero e ka shfaqur edhe njëherë talentin duke i interpretuar disa rima.

Duhet kujtuar se dje është rrahur reperi Ligrit Uka, ai i cili në muajin mars të këtij viti e sulmoi Feron bashkë me disa persona të tjerë.

Ky lajm u bë i ditur ekskluzivisht në lajmi.net nga disa burime të sigurta, mirëpo ajo çfarë i ka habitur të gjithë ka qenë mos reagimi i Feros.

Derisa të gjithë po flisnin për ‘armikun’ e tij dhe prisnin reagim nga reperi i hitit ‘Gang Gang’ siç bënte zakonisht i mllefosur, ai zgjodhi të mos merret fare me rastin dhe në kohën kur qarkullonin lajme të tilla Fero e publikoi një foto me të cilën i njoftoi fansat për mbrëmjen e radhës që do ta Stuttgart./Lajmi./

 

MUND TË JU PËLQEJNË