Albin Kurti ka ndarë një video mesazh të këngëtarit në profilin e tij ën Instagram.

Fytyra të shumta publike si në sferën e artit ashtu edhe të politikës po u bëjnë thirrje qytetarëve të veprojnë në bazë të masave të caktuara nga Qeveria për preventimin nga COVID-19.

Së fundmi kryeministri Kurti ka ndarë një video të Capital T në profilin e tij në Instagram ku ai i bën thirrje edhe një herë publikut të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të kujdesen për higjienë.

Lideri i LVV në postimin e bërë është shprehur: ‘Shumë herë ju kam thirrë t’dilni n’protesta. Tash është trimni t’qëndroni n’shpi. T’falemnderit Trim Ademi’.

MUND TË JU PËLQEJNË