Numri i të infektuarve në Kosovë me coronavirus është rritur.

Katër persona sipas burimeve të KALLXO.com janë duke i ritestuar prapë pasi që në analizat e para kanë dalë se janë prekur me virusin corona.

Sipas burimeve gjendja e të prekurve është stabile. Gjithashtu të njëjtat burime tregojnë se të prekurit e rinj dyshohet se janë familjarë të rastit të konfirmuar në fshatin Bubavec të Komunës së Malishevës.

Deri më tani numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë është nëntë me katër rastet e reja që po ri-testohen.

MUND TË JU PËLQEJNË