Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj ka kohë që nuk ka sjellë për fansat një projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave arrin të rrëmbejë vëmendjen e medieve.

Së fundmi, bukuroshja bionde ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale një fotografi provokuese.

Ajo shfaqet ‘topless’ pranë një liqeni, ndërsa duket mjaft tërheqëse me pamjen e saj bionde.   “Gruaja me fat e hënës”, shkruan ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie e cila duket kaq artistike, pasi përveç peizazhit, vërehet edhe hëna në qiell.

Komentet dhe pëlqimet nga ana e ndjekësve të saj kanë qenë të shumta, shumica duke e komplimentuar këngëtaren për këtë fotografi të veçantë.
Anxhelina pa dyshim që mund të shquhet si një nga trupat më tërheqës në estradë, pasi linjat e saj janë të lakmueshme nga çdo femër.

Lucky Lady of the Moon …

A post shared by Anxhelina (@anxhelina) on

MUND TË JU PËLQEJNË