Kosovarja, është magazina e vetme që targeton të gjitha shtresat e shoqërisë, duke servuar tema të trajtuara profesionalisht, intervista me njerëz nga jeta politike, kulturore dhe shoubizi. “Kosovarja”, sjellë rrëfime të personave me përvoja unike, njerëz “më ndryshe”, etj.
Kadrie Canollin Zoti e krijoi të dielën!
Godet me shikim, e bukur aq sa të bën të mendosh se ka qenë ditë e diel, ditë pushimi, kur Zoti e krijoi. Kjo është Kadrie Canolli, modelja e prezantuesja që punon në bankë. Imazhi i saj është i njohur dhe ajo mbetët ndër biondet më të bukura në vend.
Bukuroshja është prezantuese në televizion, por për vete nuk ka dëshirë të flasë shumë. Këtë herë e thyen “rregullin e saj të artë”. Dhe, ja çka thotë për “Kosovaren”…
Faqja e 7-të
Kujt i shërbejnë vuajtjet tona?
Kohëve të fundit e kam zbuluar një gjë: miq të vërtetë janë ata që të rrinë pranë kur të ndodhin gjëra të bukura. Ata rreshtohen kah ne, gëzohen, lumturohen për fitoret e sukseset tona.
Miq fals janë ata që shfaqen vetëm në momentet e vështira, por me një shprehje të trishtuar gjoja “solidariteti”.
Faqja e 7-të, një këndvështrim ndryshe nga Gani Dili. E lexoni ekskluzivisht në “Kosovare”.
Serbët e detyruan të zgjedhë cilin djalë me ia vra!
Krimet serbe mbi popullsinë civile në Kosovë gjatë luftës kanë qenë të tmerrshme. Raste të rënda, madje edhe të tilla që trupin ta rrëqethin.
E, rast rrëqethës dhe shumë tronditës është ai i prindit Isa Sherifi, të cilit ushtarët serbë i kërkuan që ai të zgjidhte se cili djalë duhej të vritej!
“Njanin tha merre edhe hec, ik! U nala pi kshyri e thashë…Çka tha ky baba pa fat? Lexoni me detaje në numrin e ri të revistes “Kosovarja”.
A ka në Kosovë burra-kurva?
“Diku, kah mesi i viteve 80, kur si studente rropatesha trenave të stërngadaltë, tek kthehesha një të shtunë nga Tirana në shtëpi, rasti dha të isha në një vagon, madje fqinj në stol me Parashqevi Simakun.
Bri saj, një i njohuri i saj, udhëtar i rastit si ajo (me gjasë ndonjë lloj artisti) po përpiqej t’i bënte shoqëri dhe ta argëtonte me shaka, që më ngjante më shumë si përpjekje për t’ia lypur pa turp. Vijimin, ekskluzivisht në numrin e ri të “Kosovares”.
Druri i mallkuar dhe varret rreth tij…
Në fshatin Hereq të Gjakovës ndodhet një lis i madh dhe i trashë. Por, askush në fshat nuk di të tregojë se sa i vjetër është ai lis.
Sidoqoftë, ai i ka të veçantat e tij: askush nuk guxon ta prekë! Çfarë u ndodhi atyre që tentuan ta lëndojnë? Të pa thënat, në numrin e ri të “Kosovares”.
Martirët në varreza, të gjallët në luftë për ekzistencë
Gallapi është përfshirë në një nga masakrat më të tmerrshme që njeh historia e njëzimit. Për 500 të vrarë, siç thuhet në Grashticë, nuk është ngritur asnjë aktakuzë në Hagë e askund gjetiu! Ajo që brengosë më së shumti është se askush nuk është marrë juridikisht me masakrën e Gallapit.
Sot në Gallap jetohet me plagët e vitit 1999, por jeta vazhdon me hallet e përditshme…Realiteti I Gallapit pa asnjë modifikim, ekskluzivisht vjen në këtë numër të revistes “Kosovarja”. Lexoni…
Pse varret buzë liqenit quhen “Varret e dasmorëve”?
Buzë Liqenit të Batllavës, më poshtë pishave, te “Plazhi numër 5”, duken gurët e disa varreve. Banorët e këtushëm tregojnë se ato dikur quheshin “Varret e dasmorëve”. Gojëdhënat tregojnë se dikur, në një kohë…Si vijon? Lexojeni vetëm në numrin e ri të “Kosovares”.
Nga ditari i aktorit Fisnik Ademi
Jemi policia e Malit të Zi dhe do u mbrojmë!
Ndonëse lufta ka dy dekada që ka kaluar, plagët dhe kujtimet e errëta të saj nuk harrohen asnjëherë. Është aktori ynë, Fisnik Ademi, ai që nëpërmjet një rrëfimi ka përshkruar në mënyrë emocionale, largimin e familjes së tij nga vendlindja drejt Malit të Zi, në mënyrë që të shpëtonin nga armiku serb. Kjo ngjarje, e që ka shpalosur mes fjalëve që shprehin dhimbje, ka ndodhur më 6 maj të vitit 1999. Dhe, ja se ç’shkruan ai në ditarin e tij…Lexoni të gjitha në këtë numër të “Kosovares”.
Burri me mua ka fjetur vetëm natën e parë të martesës!
Jam Z., nga Prizreni, 47-vjeçare, e braktisur nga burri. I kam dy fëmijë. Jetoj nga ndihmat e vëllait.
Para 30 vjetësh më fejuan prindërit pa më pyetur fare me një djalë të fshatit të dajave. Ai punonte mësues në fshat. Atëherë ishte kulmi i lumturisë nëse fejoheshe me mësues, sidomos në rrethin ku edhe u fejova unë. Si vijon ngjarja? Për më shumë lexoni në numrin e ri të revistës “Kosovarja”.
A ka jetë nate në Gjilan?
Frekuentimi i të rinjve në lokale të ndryshme, zhurma, buzëqeshjet, janë disa nga karakteristikat e veçanta që e karakterizojnë Gjilanin edhe në ditët e sotme, ani pse nuk jemi në sezonin veror, kur Gjilanin e vërshojnë “shatcat” dhe kur atmosfera arrin në kulm. Sepse, jeta e hareshme e natës në Gjilan ekziston vetëm gjatë verës, kur vijnë bashkatdhetarët në pushim. Me ikjen e tyre zbehet pothuajse çdo gjë, me përjashtim të ditëve të shtunë, ku është një atmosferë paksa më ndryshe. “Kosovarja” sjell në këtë numër një pamje reale nga Gjilani. Se ç’jetë bëhet në Gjilan, lexoni vetëm këtu…
Një buzëqeshje dhe një ekstravagancë si e saj…
Gjithmonë atraktive, e lezetshme në skenë, me zë të ëmbël, me veshje në hap me kohën, me një qeshje që do dëshironte ta kishte çdo femër e moshës së saj… Është kjo këngëtarja e bukur e baladave dhe këngëve qytetare, Yllka Kuqi. Më shumë për të rejat e Yllkës, vetëm në këtë numër të “Kosovares”.
13-vjeçari që synon kinematografinë botërore
Dijart Sylejmani, trembëdhjetëvjeçarë, jeton me familje në shtetin zviceran, në kantonin Solothurn. Talentin e Dijartit për aktrim e vërejtën prindërit e tij, Bajram dhe Lumnije Sylejmani, të cilët janë producentë të filmit “Kodi i nderit”. Si po ecë karriera e Dijartit, lexoni me detaje në numrin e ri të revistës suaj, “Kosovarja”.
Alea Mehaj, vogëlushja me yll në ballë!
Alea Mehaj duket si një pikturë. E bukur, e ëmbël, nga ata fëmijë që e forcojnë edhe më shumë bindjen e përgjithshme se shqiptarët janë racë shumë e bukur. Është shtatë vjeçe dhe ka bërë eksperiencë në botën e spektaklit dhe filmit. Të gjitha për Alean, vetëm në këtë numër të “Kosovares”.