Jessica Stevenson, 33 vjeç, është arrestuar nga policia amerikane pas rekomandimit të mësueses.

Kjo pasi që vajza e saj që vijonte klasën e dytë kishte kohë që vishte rroba të trasha për të mbuluar njollat që ia kishte shkaktuar ajo nga rrahja e vazhdueshme që ia bënte.

Policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e fëmijës në Milton të Floridas dhe ka mbetur pa fjalë nga ajo çfarë ka gjetur.

Dritare të thyera, çanta me plehra, myk, ushqim të prishur dhe papastërti të madhe ka hasur policia gjatë aksionit.

Çuditërisht, dhoma gjumi e Stevenson ishte “anormalisht” e pastër në krahasim me pjesën tjetër të shtëpisë.

Dhoma e nënës thuhej se ishte tejet luksoze krahasuar me pjesën ku jetonin fëmijët e saj që përshkruhet si vend për të jetuar kafshët.

Fëmijët, të gjithë ndërmjet moshës 5 dhe 14, janë hequr përkohësisht nga kujdesi i Stevensonit.

“Unë nuk jam një nënë e keqe, bëj gjithçka që mundem unë punoj shumë”, tha Stevenson para policisë.

Stevenson mund të përballet me 25 vjet burgim nëse ai gjykohet fajtor për të gjitha pesë akuzat, sipas zyrës së avokatit të shtetit.

MUND TË JU PËLQEJNË