Kosovarja, është magazina e vetme që targeton të gjitha shtresat e shoqërisë, duke servuar tema të trajtuara profesionalisht, intervista me njerëz nga jeta politike, kulturore dhe shoubizi. “Kosovarja”, sjellë rrëfime të personave me përvoja unike, njerëz “më ndryshe”, etj.
Lil Vlora – ish-reperja sensacionale tash i zbukuron femrat
Është një nga estetistet më të njohura shqiptare që jeton, punon e vepron në Zvicër, kurse dikur ishte repere sensacionale.
Te Lil Vlora është mishëruar e bukura me forcën, ëmbëlsia me guximin. Është profesioniste e dëshmuar, femër e realizuar dhe e lumtur për krejt ato që ia ka dhënë Zoti. Të pa thënat, vetëm në “Kosovare”.
Faqja e 7-të
Oh, sa ke ndryshuar!
Jo qëllimisht shfletoj librin e shkrimtarit hungarez Imre Kertesz dhe ndalem në faqen që, pastaj, jo rastësisht t’i shënoj këto fjali: “A keni vërejtur se në këtë shekull gjithçka po bëhet më e vërtetë, se po zbulohet vetja e së vërtetës?
Një këndvështrim ndryshe nga Gani Dili në Faqen e 7-të të “Kosovares”.
Më mirë i zgjidhë problemet Inxhia Furtuzë sesa Hashim Thaçi!
Inxhia Furtuzë, për ta eliminuar përlarjen në shtëpi, i kishte thënë djalit në Zvicër që të vinte në shtëpi se familja nuk po rrinë rehat. Kur vjen i biri në pushim tërë shtëpia ishte kallur flakë dhe djali i kishte propozuar të ndahej familja. Por, inxhia Furtuzë e kishte gjetur zgjidhjen…Si vijon? Lexojeni ekskluzivisht në këtë numër të revistes “Kosovarja”.
Pse politikanët tanë nuk flasin edhe për dashuri?
Njeriu edhe hajnit i thotë faleminderit! T’i vjedhë paratë dhe ia bën hallall nëse t’i kthen dokumentet… Sepse, shteti ynë jeton me ta. Madje, mu ata që e ruajnë shtetin e dinë se pasi hajnat i vjedhin çantat, dokumentet i hedhin në ndonjë skutë. Pastaj, ato dokumente përcillen në polici ku mund t’i merr klienti. Këtë shkrim plotë gjëra interesante, e lexoni të plotë vetëm në numrin e ri të revistes “Kosovarja”.
11 km not nga Shkodra për në Jugosllavi!
Një nga ngjarjet që ka alarmuar regjimin komunist në Shqipëri është ajo e 2 korrikut të vitit 1984, kur pesë qytetarë shqiptarë arritën të largoheshin përmes Liqenit të Shkodrës, duke shkuar në Mal të Zi, asokohe pjesë e Jugosllavisë. Për më shumë, lexoni në këtë numër të “Kosovares”.
Enver Hoxha në dhomë kishte pasur edhe pishinë!
Vila e Enver Hoxhës, mu në qendër të Tiranës, për shumë dekada ishte vetëm një sekret, e që mund ta shihje vetëm nga larg, e që mbrohej nga shërbimi sekret shqiptar, por edhe agjentë civilë. Ajo tashmë është e hapur edhe për vizitorët, nostalgjikët. Për më shumë lexoni në numrin e ri të revistes “Kosovarja”.
Legjendat e gjalla... Vëllezërit Xhaka
A mjafton vetëm një libër për ta, meqë janë ambasadorë të Kosovës në botë?
Kohë më parë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është bërë promovimi i librit “Legjendat e futbollit, vëllezërit Xhaka – Ambasadorët”, të autores Hava Kurti-Krasniqi. Të pa thënat, në numrin e re të revistes “Kosovarja”. Lexoni…
Cilin mis të Kosovës e takova në psikiatri?
Rastësia ka qenë ajo për ta takuar në një klinikë spitalore të Prishtinës, dikur vajzën më të bukur të kryeqytetit, si dhe ndër më të bukurat në tërë vendin, e cila tani ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Ajo është L. H. Ne, realizuam një intervistë me të, të cilën mund ta lexoni ekskluzivisht në këtë numër të revistes “Kosovarja”.
Kështu më shohin të tjerët, por ja si jam…
Besnik Canolli, i njohur si “2 po 2”, është reper me renome, që i ka dhënë shumë muzikës moderne shqiptare. Aktualisht po rri larg muzikës, por hitet e tij vazhdojnë të dëgjohen dhe ai të mbetët interesant e shumë i kërkuar.
Në “Boom” – një bisedë ndryshe me “2 po 2”-shin… Intervisten e plotë, mund ta lexoni vetëm në revisten “Kosovarja”.
Këngëtarët tanë që u bënë yje papritur e pa kujtuar
Një fjalë e urtë thotë se në botë mbizotërojnë tri fuqi: dituria, forca fizike dhe fati. Shumëkush ndanë mendimin se kjo e fundit është më e rëndësishmja. Kush janë? Shumë pyetje, marrin përgjigje në këtë numër të revistes “Kosovarja”.
Ilir Spanca – besniku i këngës popullore
Këngëtari Ilir Spanca, me sa duket, do t’i rrijë besnik këngës e muzikës së mirëfilltë shqipe.
Mbase jeta jashtë vendlindjes e ka bërë të veten, por edhe rritja e tij me zërin e këngët e babait tij, rapsodit tonë të njohur Riza Spanca, e bëri që të vazhdojë traditën dhe nga ai të trashëgojë dashurinë ndaj muzikës, zhanrit popullor. Biseden me këngëtarin e lexoni në numrin e ri të “Kosovares”, ku do të merrni si dhuratë edhe CD-në e tij të re.
Po vjen Gega, ylli i ri i repit
Skena muzikore shqiptare njeh shumë reperë. Tani po zbarkon edhe ylli më i ri, Gega. Me prejardhje nga Gjurakoci i Istogut, lindur e rritur në Aragau të Zvicrës, Gega është gati për të goditur me një stil krejt unik. Dikur ka luajtur futboll, por pavarësisht pasioneve të tjera, ai përherë ka qenë me dëgjuese në vesh.
Muzika ishte, është dhe do të mbetët shoqëruesja e denjë e Gegës…Reperi i ri, promovohet ekskluzivisht në “Kosovare”. Lexoni…