Angelina Jole dhe Brad Pitt u ndan në vitin 2016 dhe që nga ajo kohë aktorja nuk e ka pasur dikën në jetën e saj.Derisa në anën tjetër sipas thashethemeve në media Brad ka pasur disa lidhje me yjet të ndryshme në Hollywood.44 vjeçarja nuk ka patur një lidhje që nga divorci me Brad dhe madje nuk është as në planet e saj të afërta të gjejë një partner.

Sipas një raporti në Hollywood Life, Angelina po përqafon një rikthim të ri në punën e saj si aktore dhe gjithashtu po merr kohë për t’u përqëndruar në çështjet familjare.Kishte zëra se Angelina ishte ende duke “shpresuar për Pitt” dhe kjo mund të jetë një arsye pse ajo po e ‘zvarritë’ procedurat e divorcit.Kjo është mohuar nga një burim I afërt me aktoren i cili i tha Hollywood Lifese: “Angelina është shumë e përmbushur tani me punën e saj dhe fëmijët e saj, ajo nuk i takon askujt dhe kjo është me zgjedhje”.

Burimi vazhdoi të thotë: “Ajo është shumë e lumtur përsëri dhe nuk ndjen se një marrëdhënie romantike është diçka që ajo ka nevojë në jetën e saj për t’u ndjerë e plotë ose e lumtur.“Kjo mund të ndryshojë sigurisht, por tani fokusi i saj është vetëm në punën e saj dhe fëmijët e saj, pjatë e saj është shumë e plotë”.

Aktualisht, Angelina është duke e balancuar rolin e saj të filmit me një rol si një redaktor në Time Magazine dhe duke punuar me Kombet e Bashkuara.Burimi përfundon duke thënë: “Deri në atë rast ajo është më se e lumtur të jetë e vetme”.

 

MUND TË JU PËLQEJNË