Janë parë të shoqëruara në pushime, duke kaluar momente të bukura në plazhet e Turqisë.

Këngëtarja e njohur Kida dhe bashkëshortja e Ermal Fejzullahut Ariana, kanë krijuar një miqësi të mirë bashkë, shkruan “Kosovarja”.

Ato po ndajnë për publikun imazhe të shumta duke treguar se e kanë forcuar edhe më shoqërinë e tyre.

Kurse dje, Ariana ka marrë një dhuratë të veçantë nga Kida.

Kjo e fundit i ka blerë një parfum chocho chanel mikës së saj, e cila e falenderon përmes një postimi në instastory.

“Faleminderit Kida”, ka shkruar ajo në Instagram.

Ndryshe, Ermali dhe Kida janë në finalizimin e këngës së re, një bashkëpunim që e kanë paralajmëruar këto ditë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË