Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke vazhduar numërimi i votave.

Të dhënat momentale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), tregojnë se deri më tani janë numëruar 95,88% të votave, apo 2442 vendvotime nga 2547 sa kanë qenë gjithsej.

Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,79%, 197,966 vota.

Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, apo 192,300 vota.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 21,15%, apo me 162,342 vota.

Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,63%, apo me 89,287 vota.

Kujtojmë që mbrëmë Lëvizja Vetëvendosje ka festuar fitoren e saj në sheshon ‘Skënderbeu’ Prishtinë.

Lideri i saj Albin Kurti ka thënë se tashmë do t’i nis bisedimet me Lidhjen Demokratike për formimin e Qeverisë.

KËTU mund ta shikoni LIVE rezultatin e zgjedhjeve.

MUND TË JU PËLQEJNË