Gjithkush i njeh motrat, Ismajli, motrat Koçi, motrat Istrefi,  motrat Vjollca, motrat Libohova por edhe ato Mustafa  kjo për faktin e vetëm sepse ato kanë zgjedhur të jenë të famshme, pjesë e artit, muzikës, pra të jenë pjesë e televizionit.

Të ndajnë edhe punën e tyre së bashku, shkruan rtv21.tv Ato janë të famshme, të bukura, suksesshme dhe mbi të gjitha publiku i do shumë. Disa prej motrave sollën edhe projekte së bashku.

Adelina dhe Zanfina Ismaili
Të dyjat janë shumë të njohura për pasionin e tyre për muzikën. E para që ka performuar në ekranet shqiptare ka qenë Adelina ajo u shqua për origjinalitetin e saj që në vitet ’90.  Pas një kohe shumë të shkurtër u  njohëm edhe me motrën e saj Zanfinën, e cila arriti të bëhet e famshme, duke e ndjekur rrugën e motrës.

Nora dhe Era
Nora Istrefi është e para nga familja e saj që i është përkushtuar muzikës. Më pas, rrugën e saj drejt suksesit e ndoqi edhe motra e saj e vogël, Era e cila si duket  arriti të ketë suksese më shumë se  motra e saj, Nora.

Greta dhe Eni Koçi
Janë dy motrat e famshme nga Shqipëria të cilat gjithmonë janë në qendër të vëmendjes për muzikën por, edhe pamjen e tyre. Si Greta ashtu edhe Eni janë shumë aktive me projekte muzikore, sikur solo ashtu edhe bashkëpunime të ndryshme.

Luana dhe Marina Vjollca
Të dyjat kanë profesionin e njejtë,  atë të moderatores, për publikun ata janë shumë të dashura. Përpos moderimit njëra prej tyre Luana ka hyr edhe në botën e muzikës, ku këngët e saj po pëlqehen mjaft shumë nga publiku shqiptar.

Irma dhe Eranda Libohova
Irma dhe Eranda Libohova janë dy nga motrat më të famshme shqiptare të njohura për pasionin e tyre për muzikën. Sot çdokush i njeh këngët e tyre, edhe pse nuk janë shumë aktive në ekranet shqiptare. Ato vazhdojnë të kenë një numër të madh të adhuruesve të tyre, shkruan rtv21.

Motrat Mustafa
Sahide dhe Safete Mustafa, janë dy motrat që shumë pak i njohin me emrat e tyre, pasi që ato i qëndruan besnik që nga fillimi emrit artistik të tyre “Motrat Mustafa”, dhe asnjëherë nuk u panë të prezantohen me emrat e tyre. Në karrierën e tyre ato numërojnë një numër të madh të projekteve që i sollën bashkë.

MUND TË JU PËLQEJNË