Adelina Ismaili është emër i konfirmuar prej tridhjet vitesh në skenën tonë muzikore, duke u shndërruar në yll të madh, femër revolucionare, e cila I bëri e tha të gjitha ato që ndjeu se duhet ti bënte, shkruan “Kosovarja”.

Adelines nuk i kanë munguar asnjëherë epitetet e titujt, që megithatë nuk duket ti kenë interesuar fortë.

E kanë quajtur yll, miss, divë, e mbretëreshë. Edhe sot, mbetet e adhuruara e publikut, ani pse shumë më pak e pranishme me këngë e videoklipe të reja. Po mungon, por mbetet në zemrat e publikut të saj, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja që ishte shpallur edhe “Miss Kosovarja”, edhe sot e kësaj ditë mbetet perëndeshë e bukurisë.

E, kurorë më të madhe se të saj në kokë, nuk ka mbajtur as Papa në Vatikan.

MUND TË JU PËLQEJNË