Ajo tha se Heidi Klum në të vërtetë e din çka nënkupton Halloween.

Halloween-in e festuan njerëz të famshëm nga vendi e bota, por “Mbretëresha e Halloween” po konsiderohet modelja gjermane, Heidi Klum.

Ajo bashkë me të dashurin e saj u veshën si Princesha Fiona dhe Shreku, dy protagonistët e filmit të animuar “Shrek”, transmeton rtv21.

Për këtë paraqitje të sajën në festën e Halloween, e komentoi edhe këngëtarja e mirënjohur, Vesa Luma e cila tha përmes një storieje të Instagramit tha se “Heidi Klum e din çka në të vërtetë nënkupton Halloween” dhe ka postuar një foto të saj në versionin e Princeshës Jeshile.

Heidi ka gati një dekadë që merret me organizime për Halloween dhe për çdo vit ajo paraqitet me pamje tjetër e të veçantë.

MUND TË JU PËLQEJNË