Dukjen ia besojnë emrat më të njohur në vendin tonë Grimerja e njohur shqiptare, Sellma Kasumoviq tashmë përkujdeset për grimin e shumë prej këngëtareve të famshme në vendin tonë, po jo vetëm, mirëpo a e keni ditur se me kë ka bashkëpunuar në fillimet e saj.

E pyetur nga ndjekësit në Instagram, se cila është këngëtarja e parë që e ka grimuar, Sellma ka përmendur dy motrat e njohura.

Bëhet fjalë për Adelinën dhe Zanfinën.

Ajo gjithashtu ka treguar se përveç klientëve femra, në sallonin e saj nuk shkon java pa e grimuar një djalë.

Ndryshe, Sellma në muajin e kaluar mbushi ballinat e mediave shqiptare për një koment që i bëri vajzës së Zhelko Razhnatoviq (Arkanit) i njohur ndryshe si “Kasapi i Ballkanit”.

Komenti i Sellmës drejt vajzës së Arkanit, nxiti reagime të shumta të shqiptarëve drejt grimeres së njohur.

Të cilët e akuzonin Sellmën që ka harruar që Arkani ka kryer krime të rënda në Kosovë.

Sellma rreth këtyre komenteve pati reaguar me një shkrim të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 945 mijë ndjekës./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË