Coronavirusi është aktualisht virusi më i diskutuar në glob, për shkak të përhapjes së pakontrollueshme që po ndodh te njerëzit.

Politikanë, yje të sportit ose artit, disa prej tyre patën fatin e keq të përfshihen në testimin pozitiv të virusit aktualisht më të përhapur në botë, COVID-19.

Në vazhdim, ju sjellim disa prej emrave më të njohur ndërkombëtarë që deri më tani janë evidentuar si të infektuar me coronavirus:

Tom Hanks, aktor

Aktori me famë botërore, Tom Hanks, 63 vjeç, u bë i famshmi i parë, së bashku me gruan e tij, që dolën haptazi në publik dhe pranuan diagnozën.

Çifti janë infektuar me coronavirus në Australi, gjatë xhirimeve të një filmi të ri.

Bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, Sophie Gregoire Trudeau

Zyra e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau ka konfirmuar se bashkëshortja e tij, Sophie Gregoire Trudeau ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Rita Wilson, aktore

Rita Wilson, gruaja e Tom Hanks e cila gjithashtu është aktore me profesion, është po ashtu në listën e të famshmëve të prekur me coronavirus.

Rudy Gobert, yll i NBA

Basketbollisti i njohur Rudy Gobert, 27 vjeç u testua për coronavirus dhe doli pozitiv. Kështu ai bëri që NBA të ndërmarrë hapin e jashtëzakonshëm të pezullimit të sezonit të saj.

Donovan Mitchell, yll i NBA

Adrian Wojnarowski i ESPN raportoi të enjten se ylli i basketbollit Donovan Mitchell ishte testuar pozitiv për coronavirus.

Testi pozitiv i Mitchell nuk dihej deri në fillim të së enjtes, ditën e parë të plotë të ndërprerjes së NBA.

Daniele Rugani, ylli i ekipit kombëtar të futbollit italian

Klubi i futbollit italian Juventus njoftoi të mërkurën, 11 Mars 2020, se mbrojtësi Daniele Rugani u diagnostikua me coronavirus. Rugani, është lojtari i parë në kategorinë më të mirë të futbollit në Itali që doli pozitiv në këto teste, por Juventus theksoi se 25-vjeçari nuk ka simptoma.

Ndeshja e Juventusit kundër Lyon u anulua nga UEFA pas lajmeve. Ishte gjithashtu një lojtar i dytë gjithashtu që doli pozitiv për COVID-19 të enjten – sulmuesi i Sampdorias, Manolo Gabbiadini.

Mikel Arteta, trajneri kryesor i Arsenalit

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta është i infektuar me coronavirus, duke detyruar klubin të mbyllë kompleksin e tij të stërvitjes dhe ta vendosë të gjithë skuadrën e parë në izolim.

MUND TË JU PËLQEJNË