Për vite të tëra arritën të pëlqehen nga të gjitha moshat Showbizin shqiptar gjatë vitit 2019 e karakterizuan plotë risi. Publikimi i projekteve të reja, bashkëpunime, ndarje e martesa e shumë gjëra tjera ndodhën gjatë 12 muajve të vitit. Disa prej artistëve edhe pse nuk ishin aktivë për vite të tëra në skenë, emrat e tyre u përmenden gjatë gjithë kohës nga publiku.

Me punën e tyre të bërë për vite të tëra arritën që të pëlqehen thuajse nga të gjitha moshat. Bëhet fjalë për tre artistë të njohur të skenës sonë , të cilët këtë vit u rikthyen në skenë.

Pas më shumë se një dekade u rikthye me “Harrova”

“Harrova”, titullohet kënga e cila riktheu Armend Rexhpeagiqin në skenë në muajin mars, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna. Ky bashkëpunim ishte pjesë e albumit të Tunës “Furtuna”. Armendi nuk ishte shkëputur krejtësisht nga puna e tij sa i përket muzikës, sepse ai ishte aktiv përmes komponimeve që bënte për artistët tjerë, kurse si këngëtar nuk ka lansuar ndonjë këngë qysh prej më shumë se një dekade.

Rikthehen pas pesë vjetësh edhe Leonora dhe Jehona

Leonora Poloska, e cila në muajin tetor u rikthye me projekt të ri pas pesë vjetësh pauzë në skenën muzikore. Kënga rikthyese e Leonores ishte “S’ishte Fat”, të cilën e solli me vidieoklip. Largimi i Leonores nga skena e muzikës për këto vite si duket ishte përkushtimi maksimal në rritjen e vajzes së saj. Leonora dhe burri i saj kompozitori Andin Randobrava në vitin 2017 janë bërë prindër të një vajze.

Skenës së muzikës këtë muaj iu rikthye edhe një emër mjaft i dashur për publikun. Ajo për vite solli projekte të reja si dhe mori pjesë në shumë festivale. Jehona Sopi vendosi që rikthimin e saj pas pesë vjetësh pauzë ta bëjë në skenën magjike të festivalit të muzikës “Kënga Magjike” .

Në këtë festival ajo mori pjesë me këngën “Anej”, e cila u prit shumë mire nga publiku.

Ashtu si Lenora edhe Jehona është një nënë e përkushtuar për rritjen e vajzës së saj. Kujtojmë se, Jehona është e diplomuar në fakultetin e psikologjisë, dhe ka hapur një qendër psikologjike ‘Hope Shëndeti Mental’.

Nga Aremendi, Lenora dhe Jehona mbetet të shihet se a do të sjellin ndonjë projekt të ri pas këtyre projekteve. /21Media

MUND TË JU PËLQEJNË