Një zë i artë që vie nga familja e madhe e motrave Mustafa është edhe Kumrija.

Ndryshe prej Safetes e Sahides të cilat tash e sa dekada janë të pandashme, motrat tjera kanë preferuar të këndojnë ndaraz, shkruan “Kosovarja”.

Kumrija ka vite që këndon bashkë me bashkëshortin e saj Besimin, këngët e të cilëve pëlqehen mjaft shumë nga publiku.

Ajo po ashtu komentohet shpesh edhe për paraqitjen e jashtme ku çdo herë është shfaqur në top formë.

Ani pse është nënë e tre fëmijëve po ta shikosh nuk do e besosh, se një femër me këto linja trupore qenka edhe nënë.

Së fundi, ka edhe prej ndjekësve që e vërejnë se Kumrija nuk di të plaket. Ajo amdje siç edhe i kanë thënë e re dhe e bukur u ka vënë stopin viteve./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË