Me një karrierë të begatë, me shumë këngë hite, e çmime prestigjioze që e nderuan ndër vite.

Me datë 23 Dhjetor, ditë e Hënë, Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza vjen me koncert solistik, për t’i interpretuar disa nga perlat e saja në skenë, para një publiku të zgjedhur me shije.

Ndër vite ajo ishte dhe vazhdon të jetë simbol i krenarisë së muzikës popullore shqiptare.

“Mora fjalë”, “Mos ia the krahun shqiponjës”, “Xhamadani vija vija”, “Mbahu nëno mos ke frikë”, “E kam emrin kosovar”, “Ah Kosova Jonë”, e shumë hite të tjera, zonja e skenës Shkurte Fejza do t’i këndojë në koncertin e saj.

Ah…, do të ketë edhe këngëtarë- miqë të Shkurte Fejzës që do të jenë të ftuar, pritni deri të Martën.

MUND TË JU PËLQEJNË