Jehona Sopi është nga këngëtaret e suksesshme të skenës muzikore.

Dikur ka qenë shumë aktive në muzikë dhe këngët e saj shëndrroheshin në hite, ndërkohë që për disa vite i dha pushim vetës, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja 39 vjeçare u rikthye sërish në një festival të madh siç është “Kënga Magjike”, ndërkohë tash po vjen me videoklipin e radhës.

Ajo ka sjellur disa imazhe atraktive nga prapaskenat e klipit, teksa duket me shumë stil.

E pozat profesionale që ka marrë në këto fotografi marrin vëmendje duke u vlerësuar e komentuar nga fansat.

Kujtojmë se ajo është martuar me Lavdim Koshutova, të cilët tani janë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Aria./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË