Shumica prej nesh, të pakën një herë në jetë, kemi dëshiruar të ekzistonte një mënyrë për të kuptuar se a do të zgjasë një lidhje apo jo.

Mirëpo, janë disa mënyra që mundeni ta kuptoni këtë pyetje.

Në fakt, këtu do t’i gjeni disa shenja që tregojnë se lidhja juaj nuk do të zgjasë me vite.

“Nuk jam emocionalisht i/e disponueshëm”

Ne zakonisht luftojmë me emocionet tona kur e takojmë një person për herë të parë. Aty ka dyshime dhe janë shenja të qarta rreth tërheqjes midis jush. Por, nëse një partner e bënë të qartë se ai apo ajo nuk mund të jenë emocionalisht të disponueshëm apo për tu përfshirë pas një lidhje të kaluar , nuk mund të jetë shenjë më e madhe se lidhja juaj nuk ka të ardhme të ndritur.

“Të dua, por me duhet ende kohë të shërohem nga lidhja e kaluar”

Asnjë nuk është më e dhimbshme sesa të shëroheni pas një zemre të thyer. Dhe nëse një partner e bënë të qartë se ende nuk e ka harruar plotësisht personin e kaluar, atëherë është koha që t’i konsideroni gjërat.

“Le t’i japim njëri-tjetrit një pushim në lidhje dhe t’i mendojmë gjërat”

Nëse një partner është duke iu kërkuar që të “pauzoni” nga lidhja, ju duhet të ri mendoni se dëshironi të jeni në atë lidhje apo jo. Një lidhje nuk është punë ku duhet kohë të mendoni për të ardhmen.

“Të dua shumë. A nuk mundesh ta bësh këtë gjë për mua?

A ndodh shpesh që partneri juaj të ju shantazhoj emocionalisht? Dashuria quhet pa kushte për një arsye dhe nëse e gjeni vetën duke bërë gjëra që nuk ju bëjnë të lumtur vetëm sa për ta kënaqur partnerin, duhet të i ri konsideroni gjërat për atë person.

MUND TË JU PËLQEJNË