Sinani dhe Andrra janë çifti simpatik që publiku i ka shumë për zemër.

Përveç si këngëtar i mrekullueshën, Sinan Hoxha vlerësohet edhe si bashkëshort e baba i mirë, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi çifti kanë festuar përvjertorin e katërt ku kanë shkëmbyer mes vete fjalë të mëdha dashurie.

Andrra cilësohet si nusja më e ëmbël e estradës, e cila reflekton gjithmonë pozitivitet me fytyrën e buzëqeshur.

Ajo shpesh ndanë me miqtë në Instagram imazhe të shumta të cilat nuk kalohen pa komente të shumta.

Kurse sot Andrra ka qenë e hapur për ndjekësit që ta pyesin çka iu intereson.
Mes pyetjeve të shumta, një komentues i thotë se a ke bërë ndonjëherë pushim bashkë me vjehrren.

Kurse ajo i përgjigjet në një mënyrë interesante.Me një video të shkurtër tregon se për momentin po qëndron me vjehrren e cila shihet e lumtur duke u relaksuar në një kolltuk lëvizës.

“Po ja qfar i bej vjehrres”, përgjigjet Andrra./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË