Afërdita Demaku zë i dëshmuar për shumë vite me radhë që nuk u ndal kurrë së treguari pasionin e saj për këndim.

I ka kënduar atdheut, dashurisë, prindërve, vëllezërve, dasmave, bajramit që janë mirëpritur dhe duartrokitur nga secili njeri, shkruan Kosovarja.

 

Këto mbështetje e komente pozitive që ka marrë deri më tani këngëtarja e dashur, iu janë bërë vetëm motivim e shtytje për të vazhduar më tutje.

Afërdita sa është aktive në mbrëmje e ahengje familjare, sa e shohim duke sjellë projekte të njëpasnjëshme duke prekur tema aktuale e ta pranueshme nga të gjithë.

Përveç këtyre, ajo e di shumë mirë se çfarë tjetër dëshirojnë fansat e saj, e ato janë fotografitë e postuara në faqen e saj Instagram.

Meqë e kemi të angazhuar mjaft shumë dhe në këtë pikë këngëtaren, dhe këtë herë sjelli diçka të bukur dhe të veçantë, që ishte një fotografi pranë bashkëshortit të saj.

Të dy dukeshin bukur dhe në top formë, por çfarë bëri përshtypje më së shumti në këtë imazh ishte qëndrimi i Afërditës, që e mbante fort për dore dhe nuk e lëshonte, duke treguar se e ruan goxha mirë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË