Bashkëshortja e Astrit Deharit ka reaguar pas raportit që sot iu dha familjes lidhur me rastin e vdekjes së Astritit, shkruan “Kosovarja”.

Derisa në raportin e institutit zviceran për rastin e Astrit Deharit thuhet që mundësitë e vetëvrasjes janë shumë të vogla, bashkëshortja e tij konsideron se drejtësia po vie në vend.

Ajo përmes një postimi në facebook i shkarkon të gjitha emocionet duke thënë se gjaku i Astritit nuk falet.

Këto fjalë  i ka shprehur nëpërmjet vajzës së saj duke bërë tejet emocionues këtë shkrim.

“Babi, sot u vërtetua ajo qa ne kemi besuar deri më sot. Gjaku yt nuk falet!
Pse ma humbën mundësin të ta njohë, ta kemë pranë, t’ia ndjej aromen e ta thërras Baba.
#DREJTESIPERASTRITIN!”, shkruan ajo krahas fotografisë së vajzës e cila është duke shikuar babain e saj./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË