Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Kadri Veseli, kishte deklaruar se Astrit Dehari është vrarë.

Veseli në Zonën e Debatit përballë analistëve kishte thënë se vrasja e Dehari është përdorur për ta fituar pushtetin nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Pastaj e keni një djalë të ri i cili është vrarë është përdorur deri kur është fituar pushteti, Astrit Dehari”.

Astrit Dehari ishte mbajtur më shumë se 70 ditë në një qeli në burgun e Prizrenit i dyshuar si i përfshirë në sulmin e cilësuar terrorist kundër Kuvendit të Kosovës.

Për rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit në burg tashmë ka nisur edhe një hetim. Prokuroria Speciale tashmë po e heton këtë rast. Krejt hetimi u rinis pas që një raport i jashtëm i porositur nga familja, që kur erdhi në Kosovë, i cili kishte hasur probleme serioze me përkthim, e lë të hapur mundësinë që Dehari të jetë vrarë në burg.

MUND TË JU PËLQEJNË