Avni Dehari ka lindur në Sllupçan të Kumanovës. Studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 1981 deri më 1999, Dehari ka jetuar në Zvicër. Dehari ka qenë anëtar i LPK-së bashkë me gruan e tij, Xhemilen.

Ai ka botuar disa vepra, përfshirë edhe veprat si ‘Dielli’ një poemë për fëmijë, ‘Aris Seferi – në shërbim të popullit” me bashkautor Destan Hajdinin, si dhe përmbledhjen me poezi ‘Pas rrezes dë diellit’.

Avni Dehari me familjen e tij që nga viti 2001 jeton në Prishtinë.

Familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra me 1999, e kryefamiljari AvniDehari është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, poet dhe ish-kryeredaktor në “Zëri i Kosovës”.

Çka kishte deklaruar Avni Dehari kur u kthye nga Zvicra?

Në aspektin financiar e kemi pasur gjendjen shumë të mirë dhe kushte me të mira në Zvicër, as që kemi pritur t’i kemi dhe këtu as që mund ti kemi kushtet si në Zvicër, por dashuria për atdhe ka qenë arsyeja kryesor që jemi kthyer. Edhe sikur gjithë Zvicrën të na kishin falur nuk e kishim ndryshuar mendimin”, thotë Avni Dehari.

Avni Dehari thoshte se është kthyer menjëherë në vitin 1999 së bashku me vajzën, ndërsa një vit më vonë i janë kthyer gruaja me dy fëmijët e tij, Arbënor Dehari dhe Astrit Dehari.

Deklaratat e Arbënorit dhe Astritit kur ishin kthyer nga Zvicra

Arbënori thoshte se dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh .

Dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh nëse dëshirojmë ta bëjmë krahasimin në aspektin e kushteve të jetesës, por nëse ne të rinjtë nuk punojmë këtu për të ndërtuar këtu shtetin kush duhet ta bëjë.”, ishte shprehur ndër të tjera në këtë dokumentar Arbënor Dehari.

Edhe vëllai i tij, Astrti Dehari, shprehej se nuk mund të paramendojë të jetoj në Zvicër, përveç në vizitë apo për pushime që thotë se mund ti kalonte atje.

Pas vdekjes së Astrit Deharit i ati i tij Avni Dehari, shkroi një poezi duke e ndarë dhembjen që ndiente përmes vargjeve që ia kushtoi të birit.

Ai në këtë poezi me titull “Pse të vr*anë” shkruan edhe për djalin tjetër Arbnorin i cili po ashtu vdiq në rrethana të panjohura.

Lexojeni poezinë:

PSE TË VR ANË O ASTRIT DEHARI!?

Poezi nga baba i Astritit!

U hap lajmi si rrufe
Lajm ugur po për atdhe,
E torturuen pastaj e vr anë
Astrit Deharin djal bujar.

Atje n´burg mbyllun me dry
Korba t´zi ia kan msy,
U thanë lulet, e thanë barin
Kur e vr anë Astrit Deharin.

Drini Bardhë e ndal valërimin
Prizerenit ia vr anë gzimin,
Kur u v ra Astriti djal
Po ja qojnë Arbnorit n´varr.

MUND TË JU PËLQEJNË