Këngëtarja nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga së fundmi është vendosur para disa zgjedhjeve mes këngëtarëve të estradës shqiptare.

Xhilaga e ftuar në emisionin “Mirage” ishte e detyruar të zgjedhte mes Tuna Sejdit dhe Nora Istrefit.

Ndonëse një pjesë e madhe e kanë të vështirë të zgjedhin, për shkak të hatërmbetjeve më pas, por një gjë e tillë nuk ishte problem për këngëtaren.

“Këto dyja janë kunata më duket. Moj kunatë si kunadhe i thonë këtij muhabeti. Dyjat të mira, por Tunën sepse kam më shumë kofidencë me të”, ishin fjalët e Çiljetës.

Ndërsa këtë periudhë Çiljeta Xhilaga u përfol për lidhjen e saj me portierin e Kombëtares Shqiptare, ku pas shumë zërave për ndarje, çifti tashmë po dalin hapur edhe në rrjete sociale, duke i shprehur dashurinë njëri-tjetrit.

MUND TË JU PËLQEJNË